“ DIELLA E ARTË “
Tash, o njerëz me e heq marakun,
Për çdo stinë do keni t’mbjella.
Krejt pa hile i vumë kapakun,
Sado t’rriten na i korr Diella.
Për mas sodit s’kemi gajle,
Ikin hajnat bash si era.
Kur të keni derte e halle,
Pa lujt vendit i zgjidhë Diella.
Mos u lodhni ma për lekun,
Barazi do ketë gjithëkund.
Hijenat ma se han byrekun,
Si n’qytete dhe n’katund.
Po ju them për t’ fundit herë,
Si gjithëmon, ju ta besoni.
Kur t’jua bëj dimrin pranverë,
Pa pilot do ecë avioni.
Tjetër ngjyrë do ketë natyra,
Lojrat ma s’do jenë dredhi.
Mbretit, kurrë, s’i nxihet ftyra,
Kush sheh jeten bardh e zi.
S’ka nevojë me lyp drejtësi,
Kemi hap programe tjera.
Varfanjakt me gjet fuqi,
Shpresa e fundit është veç Diella
Sado n’dete me ra shi,
Shtati i tyre kurrë nuk ngihet.
‘S’ka me qenë fjala tradhti,
Veçkur toka e dielli t’shkrihet.
Autori:Isuf Topuzi
